Kina godet produktet e qumështit evropian, tarifa deri në 42.7% për importet nga BE Damon Wilson nga National Endowment for Democracy, tha në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës se ende ka punë të papërfunduar për jetësimin e reformave që sigurojnë se Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e botës së lirë dhe institucioneve demokratike.
“Nëse mendoni se ku ishin Franca dhe Gjermania pas Luftës së Dytë Botërore dhe e krahasoni me konfliktin ballkanik, atëherë e shihni se, dakord, kemi paqe, por kjo nuk është e mjaftueshme për aspiratat dhe kërkesat e qytetarëve. Ju shihni se fshatrat po zbrazen sepse nuk ka mundësi ekonomike. Ju shihni mediat e pavarura duke u shtypur në disa vende. Ju e shihni ndikimin rus dhe kinez në rritje. Kjo nuk është e ardhmja për këtë rajon dhe i shoh njerëzit që kërkojnë më shumë”, tha ai.
Wilson shpreson për një angazhim më konstruktiv transatlantik në Ballkanin Perëndimor, ndërsa vuri theksin tek reformat në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri, të cilat u ndeshën më pas më bllokadë në Bashkimin Europian, ndërsa prisnin fillimin e negociatave për anëtarësim.
Ai vlerësoi emërimet e reja të diplomatëve amerikanë në rajon, por tërhoqi vërejtjen se me problemet në botë, Ballkani nuk mund të jetë përparësi e Uashingtonit, prandaj duhet punë e përbashkët me Bashkimin Europian në rajon.
Presidenti Vuçiç, tha ai, e di se çështja e pazgjidhur e Kosovës do të vazhdojë ta mbajë Serbinë prapa.
Por sipas tij, në fund të fundit, “pajtimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është pjesë e historisë së integrimit europian”.
Top Channel