Gruaja martohet me lopën pasi thotë se “më puthi e më ndooqi në dhomë, si burri im i ndjerë” (fotot)

27/11/2021 21:51

Disa pamje të çuditshme po qarkullojnë në mediat sociale në Kamboxhia, ku një grua e moshuar thotë se po jeton “e lumtur në martesë” me një lopë për të cilën beson se është rimishërim i bashkëshortit të saj të ndjerë.

Khim Hang, 74 vjeçe, e cila jeton në provincën veriore Kratie në Kamboxhia, thotë se u martua me lopën pasi ajo “e kishte puthur dhe e kishte ndjekur lart në dhomë”, siç kishte bërë më parë burri i saj i vdekur.

Ceremonia e marteses nuk tregohej në pamjet e publikuara por fshatarët që kishin marrë pjesë, dëshmonin se kishte ndodhur.

Hang shihet që drejton lopën për te shtëpia e saj një-katëshe.

Ajo më pas i bën asaj një banjë dhe i përgatit një krevat të rehatshëm, ashtu siç bënte më parë për bashkëshortin e saj Tol Khut, i cili ka vdekur një vit më parë.

Gruaja thotë se shpirti i burrit të saj erdhi te ajo kur lopa i lëpiu flokët, qafën, e më pas e puthi dhe e ndoqi lart në dhomë, dhe kjo mjaftonte që ajo të besonte se ishte mishërim i burrit të saj Khut.

Hang tha për agjencinë Reuters: “Besoj se kafsha është në fakt burri i sepse çfarëdo që ajo bën e bën në të njëjtën mënyrë që e bënte dhe ai kur ishte gjallë”.

Edhe i biri i Hang i beson pretendimet e nënës dhe ruan me vigjilencë që kafsha të mos largohet nga shtëpia pasi sipas tij, “e ndjen frymën e të atit brenda kafshës”.

Hang i ka urdhëruar fëmijëve të kujdesen për “babanë” deri sa kafsha të ndërrojë jetë.

Kjo nuk është hera e parë që një njeri martohet me një kafshë.

Një adoleshent nga një fshat bregdetar i Indonezisë ishte detyruar nga komuniteti të martohej me një lopë në vitin 2010.

Fshatarët organizuan ceremoninë e martesës së 18 vjeçarit Ngurah Alit me lopën pasi e kapën atë duke bërë seks me kafshën.

FOTO GALERI
2/5
Khim Hang thotë se u martua me lopën pasi ajo “e kishte puthur dhe e kishte ndjekur lart në dhomë”, siç kishte bërë më parë burri i saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA