Video skandali i Etion Jokës, kalon për gjykim dosja për kandidatin e LSI-së, SPAK: Dha para për të blerë vota për zgjedhjet e 25 prillit

26/11/2021 10:03

Pas videos të publikuar në Top News se kandidati i LSI Etion Joka blinte vota, duke i ofruar një shumë parash shtetasit Elis Babo, SPAK, pas përfundimit të hetimeve ka kaluar për gjykim në GJKKO dosjen për dy të pandehurit.

Joka akuzohet për veprën penale korrupsion aktiv në zgjedhje. Nga të dhënat e përftuara nga pamjet filmike, sipas SPAK, është provuar se kandidati i LSI-së, i ka ofruar një shumë prej 100 (njëqind) USD, shtetasit Elis Babo, në këmbim të sigurimit të votave.

Në një video ekskluzive në Top News u pa me zë e figurë se si kandidati i LSI Etjon Joka bleu votat në Tiranë. Por jo vetëm kaq, në një video tjetër Edison Babo me LSI vijon pazaret ku premtonte punësim për qytetarin pas zgjedhjeve, ndërsa përmendte dhe kryetaren e LSI.

“Tako Monikën, fol me Monikën”, thotë ai.

Dhe akoma më skandaloz është fakti kur flasin për komunitetin rom, ku thotë se: Andej nga treshi bëhet nami, ej për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë.

“Më tha Monika ke taku diamant. Jam diamant. Ik fol me Moniken. Se do t’i mbushi ajo Monika veçse se ka thënë po. I mbushi kto tha. Se Xuri ia mer kalamajt nuk i sheh më Monika. Me mua nuk kalojnë ato shok. Mori bodigardin e Berishës në tel, Ermalin. Mali si je. Ai o Xurro ku je mo, do të ndihmojë vëllai. I thotë Xurri sa më premto? Njëmijë i thotë. Thua Doktorit ka thënë Xurri njëmijë po në të gjithë Shqipërinë.

Gëzim i madh, andej nga treshi bëhet nami , për 5 min të marrësh 60 mijë lekë, i kap i fut në makinë të votojnë”, thotë Babo.

Pas këtij video skandali, Top News siguroi një tjetër bisedë të kandidatit të LSI, Etion Joka, i cili i referohej një bisede me ish ministrin Ditmir Bushati në lidhje me sondazhet e realizuara nga vetë Edi Rama.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.131/2021, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, bazuar në pamjet filmike të transmetuara në datën 23 Prill 2021 në median audiovizive, konkretisht në kanalin televiziv “Top Neës”.

Nga të dhënat e përfituara nga pamjet filmike, si dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, rezultoi e provuar se: shtetasi Etion Joka, kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të datës 25 Prill 2021, i ka ofruar një shumë prej 100 (njëqind) USD, shtetasit Elis Babo, në këmbim të sigurimit të votave.

Në përfundim të hetimeve në datë 26.11.2021, Prokuroria e Posaçme ka përcjellë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për kalim për gjykim dhe aktet e procedimit penal Nr. 131/2021, ndaj të pandehurve:

1. Etion Joka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal.

2. Elis Babo, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328/b i Kodit Penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA