Një 22 vjeçar është gjobitur dhe proceduar penalisht nga policia e Korçës, pas një video të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqet i riu teksa kryen manovra të rrezikshme në rrugë me shpejtësi marramendëse!
I riu po kryente drift në një qendër të banuar në qytetin e Ersekës, ndërsa policia ka ndëshkuar shoferin me 20.000 lekë gjobë si dhe ka nisur procedimi penal ndaj tij.
“Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, ku shfaqej një drejtues mjeti që drejtonte mjetin mbi normat e lejuara të shpejtësisë, kryente manovra të rrezikshme duke u kthyer në burim aksidenti dhe rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës, në qendër të banuar, në qytetin e Ersekës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë bënë të mundur identifikimin e tij, shoqërimin në Komisariat dhe bllokimin e automjetit.
Në përfundim të veprimeve, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore pranë DVP Korçë e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit, shtetasin K. P., 22 vjeç, me masën administrativë 20.000 lekë, në bazë të nenit 139 “Shpejtësia”, të Kodit Rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel