Një urdhër i ministrit të Mbrojtjes së Kosovës Armend Mehaj për komandantin e forcave të Kosovës gjeneralin Rrahman Rama për të ndryshuar ngjyrën apo logimin e makinave të forcave të ushtrisë së Kosovës e për t’i shndërruar ato në makina të policisë për ngjarjet në kufi e refuzuar nga gjenerali ka sjellë një përplasje të madhe.
Analisti Milaim Zeka i ftuar në Top Talk teksa komentoi këtë përplasje, i dha të drejtë gjeneralit, duke thënë se ai me këtë veprim ka mbrojtur interesat e shtetit të Kosovës.
Zeka: Ky ministër që kur ka ardhur nga Norvegjia është sjellë në mënyrë tepër foshnjore , ka krijuar skandale qoftë me Izraelin, të parin e krijoi kur shkoi të takoi Rrahan Ramën dhe mori një grup policësh me vete dhe gjenerali kishte thënë që më falni zoti Ministër po keni ardhur në vizitë me ushtrinë dhe s’keni pas nevojë të keni me vete policinë.
Skandali i fundit për të cilin ka reaguar edhe ambasada e SHBA , ky ministër idiot i kishte kërkuar gjeneralit që të kamuflonte automjetet motorike të cilat janë të blinduara, dhuratë nga qeveria amerikane, dhe ajo që është më e rëndësishmja, është se ekziston një marrëveshje , ku amerikanët i thonë qeverisë së Kosovës se këto mjete të Blinduara mund të përdoren vetëm në raste agresione nga Serbia apo të tjerë ndaj jush, pra mjetet e dhuruar nuk mund të përdoren kundër qytetarëve të Kosovës në Veriun e Kosovës.
Gjenerali duke qenë se ka një taban të jashtëzakonshëm njerëzor dhe ka qenë bashkë luftëtar i Adem Jasharit , motra e gjeneralit Rrahman Rama ka qenë gruaja e Adem Jasharit , e cila është vrarë megjithë fëmijët në luftën e Prekazit. Dhe vetëm një gjeneral i tillë që e don Kosovën ka pasur guximin që të kundërshtojë një ministër idiot që të mos lëndojmë marrëveshjen me SHBA . Tani çfarë ndodh në vend që Albin Kurti të shkarkojë ministrin , tani është marrë tentativa për shkarkimin e gjeneralit.
Top Channel