Kurti mbyll mbledhjen: Të tejkalojmë kufijtë hapësinorë duke vajtur e ardhur tek njëri tjetri, por të mos…

26/11/2021 11:48

Në përfundim të mbledhjes ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë, kryeministri Albin Kurti i falenderoi të gjithë dhe kërkoi që të tejkalohen kufijtë për të shkuar tek njëri-tjetri, si dhe theksoi që të mos tejkalohet zbatimi i marrëveshjeve që do të firmosen.

Sipas Kurtit, koha si udhëheqës të institucioneve është kohë e shtetit që mbahet me tatimet dhe taksat e qytetarëve.

Kurti: Ju faleminderit të gjithë anëtarëve të kabineteve tona qeveritare. Ju faleminderit për punën, angazhimin kontributin dhe ti tejkalojmë kufijtë hapësinorë duke vajtur e ardhur tek njëri tjetri por të mos i kalojmë e tejkalojmë kufijtë kohorë të zbatimit të marrëveshjeve për të cilat dakordohemi tani sepse koha jonë si udhëheqës të institucioneve nuk është e jona, është kohë e shtetit që mbahet me tatimet dhe taksat e qytetarëve tanë dhe mirëmbahet prej qeverive tona të drejta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA