Cristiano Ronaldo është gjithnjë duke kërkuar perfeksionin sa i përket mirëmbajtjes së trupit të tij në formën maksimale. Kjo është edhe një nga arsyet pse CR7, tashmë në moshën 36-vjeçare vazhdon të ketë një ritëm të frikshëm në fushat e blerta.
Portugezi sigurohet të bëjë orë të mjaftueshme në palestër, të sigurojë dietat e duhura, por këto nuk janë të gjithë sekretet e tij.
Së fundmi, në dokumentarin për Juventusin “All or Nothing”, është edhe një pjesë e cila zbulon “sekretin” e Ronaldos. Dhe, kjo lidhet me faktin se luzitani kërkon të marrë rreze dielli për të paktën 30 minuta në ditë. “Unë marr rreze dielli 20 minuta në ditë dhe e di se do të më ndihmoj.
Dielli i bën mirë trupit tim. 30 minuta më bëjnë akoma edhe më mirë, vetëm jo më shumë se kaq pasi nuk do të ndihmonte pastaj dhe do të më jepte probleme me lëkurën. Unë tashmë jam 36 vjeç dhe sërish jam këtu, protagonist”, thekson Ronaldo.
Top Channel