Shumë pranë me kryeqytetin rreth 10 km larg qendrës së Tiranës hidhen pirgje me inerte që po shkatërrojnë mjedisin.

Institucionet shtetërore që duhet të parandalojnë këto krime mjedisore nuk po marrin masa si policia e shtetit, inspektoriati kombëtar i mbrojtjes së territorit dhe ministria e mjedisit.

Në fshatin Stërmas të Tiranës gjen kudo mbeturina dhe inerte. Autorët e masakrave mjedisore po devijojnë edhe rrjedhën e lumit Erzen, i cili si asnjëherë më parë është tërësisht i ndotur.

Jo vetëm që inertet po hidhen vend e pa vend, ditën apo natën, por tashmë po merren edhe toka bujqësore me qira të cilat po kthehen hapur në venddepozitim inertesh.

Për 18 vite pronari i tokës ia ka dorëzuar pronën një firme betonieresh, sipas komunikimit me të, i cili thotë se nuk mban më përgjegjësi për çka ndodh aty për sa kohë ka firmosur një kontratë e qëllimet e përdorimit i di kompania që e ka marr me qira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA