Dardha ‘zgjohet’ e zbardhur nga dëbora, temperaturat e ulëta përfshijnë shumë qytete

26/11/2021 10:08

Pika turistike e Dardhës është zgjuar mëngjesin e sotëm e zbardhur nga bora. Sikurse shihet edhe nga pamjet sasia e rënë e borës është e konsiderueshme, saqë makinat do duhet të përdorin zinxhirë.

Po ashtu edhe qyteti i Lezhës është zgjuar me temperatura të ulëta dhe reshje të dendura shiu. Që prej orëve të para të mëngjesit reshjet e shiut kanë qenë të dendura në të gjithë qytetin.

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe qytete të tjera, mes të cilave edhe Tiranën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA