‘Berisha dhe fëmijët kanë dosje nëpër SPAK’/ Ish-kryeministri i kthen përgjigje Bashës: Kurrë ndonjëherë s’ka ndodhur!

26/11/2021 17:55

Sali Berisha nga foltorja në Kurbin tha se ai dhe fëmijët e tij s’kanë pasur kurrë dosje në SPAK, një përgjigje kjo për akuzat e mbrëmshme të kreu të PD , Lulzim Basha në Open.

Ai iu përgjigj Bashës edhe për deklaratën se firmat i ka mbledhur me njerëz nga bota e krimit.

Berisha: Ai tha se Berisha ka mbledh firmat me kriminel, ua sqaroj, unë i kam denoncuar më së shumti kriminelet me emra këtu, e bëj për qytetarët dhe gazetarët se mu nuk më kanë kërcënuar se dhe po ta bëjnë nuk pyes fare, dhe unë e bëj këtë për ju, njëri prej tyre është Suel Çela, kam bërë 26 denoncime për të.

Le të dalin tabulatet ku Basha më thotë mos ia përmendin emrin se na prish punë, po i kam thënë turp për ty. Ai thotë se unë kam dosje në SPAK bashkë me fëmijët, fëmijët e mi s’kanë pasur kurrë dosja ,dhe as unë as nuk kam pasur dhe as nuk kam.

Rama prej 3 vitesh ka dërguar me dhjetra vendime në prokurori dhe që të gjitha janë kthyer sepse unë kam zbatuar vetëm ligjin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA