Batuta e Ramës në mbyllje të mbledhjes: E dini ku është ndryshimi mes diktatorëve dhe shefave të protokollit?

26/11/2021 11:49

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur mbledhjen mes dy qeverive Kosovë-Shqipëri në Elbasan me një batutë.

“Thotë një fjalë që kush është ndryshimi midis diktatorëve dhe shefave të protokollit, e dini me diktatorët edhe negociohet”, kështu tha ai teksa bëri të ditur se i kishte ardhur një pusullë nga protokolli se ishte tejkaluar programi.

“Mora këtë pusullën nga protokolli se jemi mbrapa me programin, nuk po zgjatën por po bëj një falënderim për punën e bërë për këto marrëveshje që duhet të firmosim dhe jam i bindur që nëse do kemi vullnetin që nuk na mungon dhe organizimin e ri dhe nëse të gjithë ministrat do të jenë të hapur dhe angazhuar për të bashkëpunuar me sekretariatin do kemi të gjitha këto rezultat që i presim në një kohë të arsyeshme dhe jo me vonesa”, përfundoi Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA