Dy persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale në Vlorë. Një 34-vjeçar i identifikuar si S.S., banues në fshatin Armen, Vlorë u arrestua pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 16.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu, dyshohet se në datën 03.11.2021, në bashkëpunim me shtetasin S. J., i ndaluar më herët nga Policia, kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S.

Ndërsa 23-vjeçari i identifikuar me iniciale K. S., banues në Shëndëlli, Sarandë, i shpallur në kërkim policor për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të  punonjësit të policisë së rendit publik”.

Dy persona të tjerë janë proceduar penalisht dhe është shpallur në kërkim një tjetër për krime kundër mjedisit.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u shpall në kërkim policor për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Pushtimi i tokës” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”, administratori i një subjekti, shtetasi V. N., 49 vjeç, pasi në lagjen “4 Heronjtë”, në vendin e quajtur “Bregu i Orizit”, ka kryer gërmime në një sipërfaqe të konsiderueshme toke, pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu, nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit K. M., 46 vjeç dhe S. H., 50 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi janë konstatuar duke kryer punime, pa leje nga organet kompetente.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA