Kreu i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshajt propozoi që minoritetet të mbështesin Dritan Abazovicin për postin e kryeministrit në Malin e Zi, e me idenë e tij pajtohen edhe zëdhënësi i Partisë Boshnjake, Adel Omeragiq dhe deputeti i Koalicionit Shqiptar, “Njëzëri”, Fatmir Xheka
. Ata kujtuan se koncepti i qeverisë së minoriteteve ishte propozimi i tyre menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare dhe shprehën kënaqësinë që modeli tashmë është i pranueshëm për shumicën e subjekteve politike.
Omeragic tha se ky është një tregues që Partia Boshnjake po ndjek politikën e duhur në interes të qytetarëve të Malit të Zi, por gjithashtu u shpreh se para formimit të mundshëm të qeverisë së pakicës, ka ende vend që të bisedohet për vendimet politike që duhet të merren në periudhën e ardhshme, raporton rtcg.
“Është plotësisht e qartë se qeveria aktuale ka humbur mbështetjen e shumicës në parlament. Propozimi i kolegut Nik Gjeloshaj është një nga zgjidhjet e mundshme”, ka deklaruar Omeragic. Gjeloshaj pohoi se propozimin do t’ia dërgojë Lëvizjes Qytetare të URA. Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq është duke u përpjekur që të krijojë një shumicë parlametare e cila të votojë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së drejtuar nga kryeministri, Zdravko Krivokapic.
Top Channel