Policia e Shkodrës ka vënë nën pranga Alma Sokoli, e shpallur në kërkim në kuadër të operacionit ‘North Forex’.
Operacioni goditi një rast të mashtrimit të qytetarëve të huaj, nga Call centerat në Shqipëri, për investimet në bursa, ku Alma Sokoli, së bashku me bashkëjetuesin e saj, Pawel Ëziontek dhe Klodian Memo, të cilët janë ende në kërkim nga policia, ishin drejtuesit e grupit.
“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e mara në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetases në kërkim A. S., 21 vjeçe, banuese në Shkodër. Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 21.11.2021, i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e sigurisë ‘‘Arrest në burg“, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Fshehja e të ardhurave””, thuhet në njoftimin e policisë.
Dyshohet se personat e ndaluar ishin pjese e një grupi të cilët përmes mashtrimit kompjuterik u shkaktonin dëm shtetasve të huaj.
Të arrestuarit të cilët u dënuan me masën ‘Detyrim paraqitje’ janë:
1.Elisa Kolndreu
2. Olda Shpendi
3. Aishe Baci
4. Senada Alija
5. Sonila Alija,
6. Ervin Osja,
7. Nikolin Toma
8. Ysniela Dalipi
Top Channel