Hetimet mbi tragjedinë e Bullgarisë, kanë nxjerrë në pah sipas shtypit vendas, disa detaje të rënda.

Korrektpress citon mediat bullgare të shkruajnë se grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka zbuluar se në autobus kishte vetëm një çekiç për të thyer xhamat në raste emergjente.

Kjo, në një kohë kur çdo autobus duhet të ketë të paktën 4 çekiçë për thyerjen e xhamave në pjesë të ndryshme të tij në rast domosdoshmërie.

Pikërisht çekiçin e vetëm që ndodhej në mjet ka përdorur Lulzim Sulejmani i cili goditi xhamin e pasmë dhe arriti të dilte nga mjeti në flakë së bashku me disa persona të tjerë.

Edhe pse hetimet vazhdojnë intensivisht, ende nuk është mundur të zbardhen qartë shkaqet e aksidentit të tmerrshëm dhe rrethanat e shpërthimit të zjarrit.

Dyshohet se ka pasur një sasi të madhe karburanti, i cili ka marrë flakë. Mendohet se nafta shtesë po transportohej me qëllime përfitimi, pasi ishte blerë në Turqi me çmim me të lire.

Vetë kompania përgjegjëse e udhëtimit, e cila heshti përgjatë kësaj kohe edhe përballë ankthit të familjarëve po u dhënë atyre asnjë informacion, tani pretendon se në autobusin e aksidentuar nuk ka pasur karburant për kontrabandë.

Edhe kryeprokurori i Maqedonisë së Veriut, Ljubomir Joveski pretendon se për momentin, nuk ka të dhëna që të mbështesin një variant të tillë, megjithatë verifikimet vazhdojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA