Tragjedia në Bullgari/ Flet djali i një prej shoferëve të autobusit: Babai nuk ishte në timon, u gjet në kabinën e fjetjes

25/11/2021 14:22

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Bullgari i tronditi të gjithë pasi humbën jetën 44 pasagjerë në autobusin që shpërtheu në flakë teksa po kthehej nga Stambolli drejt Maqedonisë së Veriut.

Shoferi i dytë i autobusit të djegur në autostradën e Strumës quhet Kadri Memedi. Djali i tij, Besari, foli për BNT duke thënë se trupi i të atit u gjet në repartin e fjetjes, një vend i dedikuar për pushimin e shoferëve të autobusave që bëjnë linja të gjata. Sipas tij, i ati nuk ishte në timon gjatë rrugës së kthimit, por mbetet për tu konfirmuar.

Ai udhëtoi me urgjencë drejt Bullgarisë për të identifikuar trupin e të atit, ndërsa tregon se Kadriu kishte më shumë se 20 vite përvojë si shofer. Ai udhëtonte shpesh në Gjermani dhe Turqi dhe i njihte rrugët. Ndër të tjera thotë se autobusi ishte teknikisht në rregull.

Besari pretendon se Besa Trans ka një shërbim edhe në Turqi. Ai tregon se me babain kishte folur një ditë përpara aksidentit, ndërkohë që thotë se në autobus nuk lejohej asnjë bagazh i rrezishëm, dhe aq më pak lëndë piroteknike apo karburant.

Nga lista e të mbijetuarve të aksidentit, sipas Besarit, i cili nuk është në listën e udhëtarëve të “Besa Trans”-it është Shadi Naufal Saleh.

Republika e Maqedonisë së Veriut edhe sot është në zi për të vdekurit. Familjarët presin që trupat e viktimave të transportohen nga Bullgaria.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA