Top Story vlerësohet për herë dytë me çmim për gazetarinë investigative nga OSBE (FOTO)

25/11/2021 13:11

Top Story vlerësohet për herë të dytë me çmim për gazetarinë investigative nga OSBE. Konkursin për Gazetarët investigativë 2021 e ka fituar gazetarja Entela Barjamaj me dokumentarin “Zhvatje përmes kredisë”.

Ky dokumentar zbulon abuzimin më të madh financiar në Shqipëri me kreditë bankare. Miliona euro kredi të këqija, janë krijuar në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Bankat i kanë shitur më pas këto kredi tek kompani me aktivitet të dyshimtë! Si po abuzohet ndaj qytetarëve, me kamat-vonesa që shkojnë deri në 5-fish të kredisë që kanë marrë?

Kush fshihet pas këtyre kompanive kredi-blerëse? Përse sekuestrohen pronat e qytetarëve pa asnjë kontratë? Mbi 32 institucione kredi dhënëse dhe kredi mbledhëse, funksionojnë në vendin tonë, duke rrezikuar që të plasë një bombë sociale.

Më poshtë dy dokumentarët e Top Story:

Me qindra njerëz ankohen se po ju sekuestrohen pasuritë dhe po ju zhvaten edhe qindarkat e fundit. Të gjitha këto problematika u trajtuan në dokumentarin me dy seri të trasmetuar në Top Channel. Top Story me gazetaren Entela Barjamaj ka fituar edhe një vit më parë këtë cmim të rëndësishëm të dhënë nga OSBE me dokumentarin “Mashtrimi me pilula”.

Prezenca e OSBE vlerësoi me çmim edhe gazetaren e njohur të Top Channel, Anila Hoxha si dhe gazetarin e njohur të “Abc News”, Ferdinand Dervishi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA