Njëri prej të mbijetuarve të aksidentit fatal në Bullgari, Orhan Aliti kishte ndihmuar disa persona të tjerë të hidheshin nga dritarja e pasme e autobusit të përfshirë nga flakët. Por ai nuk arriti dot të nxirrte djalin e tij 23-vjeçar.

Samet Aliti, xhaxhai i të mbijetuarit Orhan Aliti, tregoi për RTV Dukagjinin bisedën e fundit me Orhanin, i cili i ka thënë se me vështirësi të madhe ka mundur të dalë.

“Kur ka rënë në tokë, ka thyer njërën këmbë. I ka thirrur të birit: “Visar, kërce”, e ndërkohë ka qenë duke e shtypur një makinë që po kalonte andej, por ka arritur të shmanget disi. Ai ende nuk e di që Visari është në mesin e viktimave. Po i shmangen, i thonë që po merret policia”, rrëfeu xhaxhai.

Ndërkohë, Drejtoria e Doganave e Maqedonisë së Veriut njoftoi pezullimin nga puna të dy doganierëve, të cilët ne 19 nëntor e kanë lejuar autobusin të kalojë kufirin e Maqedonisë së Veriut pa dokumentacionin e nevojshëm për transportin e udhëtarëve.

Masa disiplinore janë marrë edhe kundër përgjegjësit të turnit të doganës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA