Rama me fermerët: Do të takohemi sërish në zyrën time në kryeministri, me shifra duhet të mateni mirë

25/11/2021 13:29

Edi Rama ka zhvilluar një takim të shkurtër me fermerët, të cilët ndodheshin jashtë Kuvendit për të protestuar teksa kryeministri po hynte brenda. Në takim, Një fermer ankohej se nuk e dinte se cfarë fidani mbjell dhe cfarë pesticidesh përdor, ndërkohë që paguan para për të marrë produkte.

Rama i ftoi që të zhvillojnë një tjetër takim në kryeministri me ide dhe shifra rreth problematikave që kanë.

Rama: Unë them se jemi dakord që kjo skemë nuk i ka çuar lekët dëm, por nuk bërë atë efekt. Tani unë jam gati të ulemi prap, ne sot kalojmë masën e buxhetit që kemi në dispozicion dhe më pas, të ulemi prap e ta diskutojmë sërish. Ne kemi një qëllim të përbashkët, PD, PS janë gjë tjetër.

Fermeri: Unë di të punoj, nuk e di çfarë fidani po mbjell. Mund të kem harxhuar 2 milionë lekë me spërkatje. Për shifra nuk marr vesh si fermer.

Rama: Merr vesh që çke me atë punë. Qëllimi është që ne të ulemi. Ishte e rastësishme kush u gjend aty. Merr kë të duash, flasim me argument, mesa kuptoj synimi është i njëjtë. As ju nuk jeni për të hedhur lekët në ajër. Hajde të ulemi, nëse na jepni një ide më të mirë se ajo që keni, nuk kemi asnjë shqetësim për këtë punë. Unë do të jem në dispozicion për ta bërë më të mirën me mundësitë që kemi. Siç ishte nuk qëndron. Pra, të mbarojmë sot këtë punë, ulemi dhe flasim për pjesën tjetër. Do të takohemi tek zyra ime në kryeministri se me shifra duhet të matesh, të përgatitesh mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA