
Pak minuta përpara largimit Fifi e përlotur ka lënë për banorët porositë e fundit.
Ajo i ka kërkuar atyre të mos konfliktohen me njëri-tjetrin dhe të tregojnë më të mirën e tyre.
‘’Ju lutem ta shijoni këtë eksperiencë dhe të mos debatoni. Tregoni që jeni artista’’,- tha ajo.
Për njeriun më të afërt brenda shtëpisë, Sabianin ajo uroi që ta prekë finale.
‘’Dua të bësh lojën që nuk bëra dot unë. Tregoji njerëzve që je burri i besës, që je me zemër të madhe dhe që je zemërmirë’’,- tha ajo.
Përkundrazi, Antonelës i la një porosi të një tjetë lloji: Ngacmoji pak banorët.
Kujtojmë se këngëtarja la shtëpinë për shkak të një gjendjeje emocionale të rënduar.
Ilirit, me të cilin ka kaluar shumë kohë por ka pasur edhe disa debate i tha vetë një fjalë: Qetësohu!
Top Channel