Në Divjakë e Lushnje 6 të proceduar penalisht, ja për çfarë akuzohen

25/11/2021 14:42

Policia e Divjakës dhe Lushnjës ka proceduar penalisht gjashtë shtetas, 4 për ndërtim të paligjshëm, 1 për ndotje të ujërave dhe 1 për ndotje të ajrit.

Të procedurait janë: Sh. Xh., 63 vjeç, banues në Divjakë; Gj. D., 72 vjeç, banues në Divjakë; H. Sh., 65 vjeç, banues në Divjakë; B. H., 59 vjeç, banues në Lushnjë;

Këta shtetas janë kapur duke kryer ndërtime pa lejen e organeve kompetente.

Po ashtu specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ujrave” shtetasin R. B., 68 vjeç, banuese në fshatin Kryekuq, Divjakë, pasi gjatë prodhimit të vajit në fabrikën e tij ka derdhur mbeturina vajore te një kanal që shkon në drejtim të lagunës së Karavastas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë proceduan penalisht shtetasin E. S., 23 vjeç, banues në Lushnjë pasi ka djegur disa goma duke shkaktuar ndotje të ajrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.

DVP Fier fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA