Ndryshojnë taksat dhe buxheti/ Rama takon fermerët protestues që kërkojnë rimbursim direkt

25/11/2021 15:02

Duke iu drejtuar hyrjes së parlamentit deputetët u bërballën me një protestë të fermerëve ardhur nga Divjaka.

Të pa shqetësuar nga kërkesat e tyre u futën në seancë plenare për të miratuar buxhetin e vitit 2022. Por kryeministri Edi Rama bëri të kundërtën.

Doli nga makina në hyrjen kryesore të kuvendit dhe për pak minuta bisedoi me ta.

Me disa prej tyre, kryeministri hyri në parlament për ti dëgjuar e shpjeguar përse hiqet rimbursimi i TVSH 6 %.

Dy prej fermerëve dhanë këto komente pas takimit me kryeministrin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA