Zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, deklaroi se janë nxjerrë 44 trupa të djegur nga autobusi i vdekjes në Bullgari, dhe jo 45 siç mendohej deri tani. Sipas tij, ka pasur 8 të mbijetuar nga tragjedia. E ndërkohë që në spital janë shtruar vetëm 7 vetë, pyetja është: ku ndodhet i mbijetuari i tetë?

Nga autopsitë rezulton se pasagjerët kanë vdekur nga mbytja prej tymit, jo nga goditja e barrierave rrugore.  Kjo do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit. Vlerësimi përfundimtar i shkaqeve të aksidentit do të duhet të jepet nga analiza përfundimtare, por versioni kryesor për momentin është gabim njerëzor – si shkak i aksidentit”, tha Sarafov në konferencë për shtyp.

Për momentin pista më e besueshme është ajo e faktorit njeri, për të cilin po shqyrtohen kushtet e seksionit ku ka ndodhur aksidenti, si sinjalistika dhe ndriçimi rrugor. Trotuari në të cilin ka goditur shoferi i autobusit është jo vetëm i panevojshëm në vend, por edhe i rrezikshëm. Në vendngjarje nuk pati asnjë shpërthim, por zhurma e fortë që u dëgjua ishte ajo e autobusit që u përplas në trotuar, ndoshta kjo është arsyeja pse autobusi mori flakë”, shtoi ai.

Sipas prokurores Sijka Mileva, gjatë marrjes në pyetje, njëri prej të mbijetuarve ka thënë se janë shpëtuar tetë persona, jo shtatë.

Njëkohësisht në vendin e tragjedisë janë gjetur 44 trupa. Hetuesit po kontrollojnë versionin për të parë nëse ka një tjetër të mbijetuar dhe ku ndodhet. Mund të ketë dalë nga kufiri me një mjet tjetër, një autobus tjetër, që duhet kontrolluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA