“Mësuesit nuk janë paguar”/ QSHA reagon pas kronikës së TCH: Pagesën e korrigjimit të provimeve do e marrin në dhjetor

25/11/2021 16:55

Qendra e Shërbimeve Arsimore ka reaguar pas publikimit të kronikës së Top Channel për mospagesën e mësuesve të cilët morën pjesë në korrigjimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2021.

Drejtuesi i mëparshëm nuk kishte kryer pagesën sipas planifikimit,  shkruhet në reagimin drejtuar Top Channel.

“Planifikimi i pagesave të korrigjimeve të Maturës Shtetërore 2021 duhet të kryhej në vitin paraardhës buxhetor. Nga kontrolli që kam ushtruar si drejtuese e sapoemëruar prej më pak se një muaji  kam konstatuar se ky planifikim nuk ishte kryer dhe dakordësuar nga drejtuesi i mëparshëm”, shkruan  Drejtoresha e Përgjithshme, Aurora Balliu.

Teksa kanë kaluar gati 5 muaj nga përfundimi i maturës shtetërore 2020-2021 dhe vlerësimi I tyre, mësuesit të cilët i kanë korrigjuar këto teste nuk kanë marr ende pagesën.

Ankesën e arsimtarëve drejtuar departamentit të informacionit në Top Channel e konfirmoi edhe sindikata e pavarur e arsimit.

Mësuesit janë në pritje të marrin pagesën për punën e tyre. Bëhet fjalë për shumë mësues dhe ata më të mirët të cilët korrigjojnë provimet e maturës që qendra e shërbimeve arsimore ende nuk i ka dhënë pagesën e mundit të tyre ekstra. Në këtë drejtim duhet të ndërhyje ministria e arsimit!

Top Channel u interesua pranë Ministrisë së arsimit dhe vetë institucionit përgjegjës për shpërndarjen e parave të mësuesve korrigjues por nuk mori përgjigje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA