Një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza është goditur në Durrës dhe në kuadër të këtij operacioni është vënë në pranga një 46 vjeçar.

Në pranga u vu shtetasi O. Sh., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe iu sekuestruan doza më lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Ky shtetas akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA