“Në zgjedhje s’shkojmë dot me të”, Berisha para të rinjve demokratë: Ju garantoj se Rama rri dhe 12 vite në pushtet, duhet angazhohemi në lëvizje të fuqishme Fermerët protestuan sot para parlamentit, ndërsa deputetët hynin në sallë, duke kërkuar subvencionim për prodhimet bujqësore.
Ata i priti në zyrë kryeministri Edi Rama, ku tha se qeveria synon që pikat e grumbullimit të kenë një financim të përbashkët, teksa shtoi se shifrat e eksporteve sot vetëm rriten. Rama fajësoi grumbulluesit, pasi sipas tij, ata hedhin gurin dhe fshehin dorën.
Por, sipas deputetit demokrat, Saimir Korreshi që ka qenë pranë fermerëve në protestat e tyre, qeveria nuk ka asnjë plan konkret për t’i ndihmuar ata.
“Kërkesat e fermerëve nuk janë shqyrtuar nga një grup pune. Të merren, të analizohen dhe t’u jepet një përgjigje. Kemi një ministri të tërë (Ministria e Bujqësisë) që merret me këtë punë, që është në gjumë. Nuk ka guximin t’ia parashtrojë kryeministrit të tilla probleme”, u shpreh Korreshi në një lidhje ‘live’ për “Top Talk”.
Sipas tij, fermerët sot po braktisin serrat, ndërkohë që gati 40-50% e krahut të punës në Shqipëri është në bujqësi.
Kryeministri Rama u shpreh se në buxhet janë përcaktuar 32 milion euro për bujqësinë, por deputeti demokrat ironizoi, duke thënë se “po u jep opingat fermerëve. Vetëm 3.2 milion janë direkt për fermerët. Vitin e kaluar, nga këto 1.5 kanë kaluar për reklama, për panaire”, tha ai.
Korreshi përsërit kërkesën e fermerëve që duan të barazohen me vendet e rajonit: “Maqedonia e Veriut dhe Serbia grumbullojnë më pak produkte bujqësore por shpenzojnë shumë më shumë. Duhet dhe rregullimi i formalitetit të tregut”.
Sipas tij, “fermerët i i shesin produktet pa TVSH, pasi nuk kanë interes ta çojnë me fatura sepse nuk rimbursohen në asnjë kilogram”.
Kërkesat e fermerëve:
1. Subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg
2. Barazim i TVSH në shitje dhe blerje
3. Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore
3. Subvencionim 3 lekë për eksportuesit
5. Laboratorë analizash për tokat dhe perimet
6. Garanci për paget e faturave nga grumbulluesit
Top Channel