Sulm me bombë në Zaporizhia, të paktën 26 të plagosur
Egjipti prezantoi sot një bulevard të shenjtë të mbushur me statuja të lashta, që është përdorur si rrugekalim kortezhi edhe 3000 vjet më parë.
E quajtur ‘Bulevardi i Sfinksave’, në rrugën prej 2.5 kilometra janë reshtuar 1,050 statuja sfinksash e deshësh që përfundojnë në tempullin e Karnak në veri, dhe vijojnë deri në qytetin e Luxor në jug.
Rruga e shtruar me kalldrëm graniti përdoret çdo vit në festivalin e quajtur ‘Opet’ që mbahet në muajin e dytë të sezonit të përmbytjeve të Nilit.
Në të priftërinjtë mbajnë në krahët e tyre tre barkat hyjnore dhe transportojnë statujat e Triadës tebiane, nga fillimi në fund të saj.
Ceremonia bëhet në nder të zotit Amun-Re, bashkëshortes së tij Mut dhe birit të tyre Khonsu.
Rruga është përdorur më vonë nga romakët dhe besohet se është rinovuar nga Kleopatra, mbretëresha Ptolemaike që la hieroglifet me emrin e saj në tempullin e Luxor.
Tradita nisi të zbehej me kalimin e kohës derisa rruga u braktis dhe nisi të varrosej nga rëra.
Kjo ndodhi deri në vitin 1949 kur njeriut i ranë në sy sërish statujat e sfinksit, tetë prej të cilave u zbuluan nga arkeologu Dr Zakaria Ghoneim, shkruan ABC News.
Nga viti 1958 deri në 1961, 17 statuja të tjera u zbuluan, dhe më pas 55 të tjera përgjatë saj deri në 1964.
Harta e të gjithë rrugës së korteut, identifikua në vitin 2000, kur nisën dhe gërrnimet.
Kjo bëri që qindra shtëpi, xhami dhe një kishë 115-vjeçare të shkatërroheshin për të ringjallur lavdinë e Bulevardit të Sfinksave.
Top Channel