Digjet fabrika e polisterolit/ Elbasan, reja toksike përhapet edhe mbi qytet

25/11/2021 01:38

Një zjarr i përmasave të mëdha është identifikuar në zonën e ish-kombinatit metalurgjik në Elbasan, mbrëmjen e së mërkurës. Edhe pse flakët dhe tymi për këtë zonë sa herë bie nata janë të zakonshme, duket se përmasat e jashtëzakonshme kanë alarmuar banorët e zonave pranë.

Në një gropë të përmasave shumë të mëdha, me një thellësi rreth 10 metra janë depozituar mbetje të llojëve të ndryshme, shumica prej të cilave letra të lagura. Ndotja ka qenë katastrofike duke mbërritur deri në qytet. Inspektoriati i Mjedisit ka shkuar në vendngjarje duke kërkuar edhe ndihmën e policisë së shtetit dhe ekipeve të bashkisë së Elbasanit.

Me gjithë përpjekjen e zjarrfikëseve ka qenë e vështirë fikja e zjarrit për shkak të materialit me të cilin përbëhen këto letra. Duket se autorët qëllimisht kanë pritur sa të bjerë nata për t’i vënë flakën këtyre mbetjeve, tymi i të cilave më pas është përzier me tymin e fabrikave si një maskim i mirë i asaj që po ndodhte në këtë zonë.

Do të jenë ekspertet të cilën do të vlerësojnë shkaqet e sakta të këtij zjarri dhe ndotjen e jashtëzakonshme që shkaktoi tymi i cili zgjati për rreth 2 orë. Po ashtu institucionet ligjzbatuese, duhet të vënë përpara përgjegjësisë ligjore autorët e kësaj katastrofe mjedisore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA