Delegatja denoncoi falsifikimin e firmës në “Foltoren” e Berishës, reagon Floriana Garo: E kemi hequr emrin e saj dhe të një tjetre nga lista

25/11/2021 08:38

Zëdhënësja e Foltores së Berishës, Floriana Garo ka reaguar në lidhje me pretendimet e një delegateje se firma e saj ishte falsifikuar pasi nuk kishte plotësuar formularin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më 11 Dhjetor.

Garo thotë se nga 100 delegatët që verifikoi Agron Shehaj për degët 5 dhe 7 në Tiranë, vetëm dy prej tyre nuk kanë konfirmuar firmosjen e formularit, dhe të dy emrat janë hequr nga lista. Ndër të tjera, thekson se cdo njeri mund të bëjë transparencë të plotë për formularët e depozituar në zyrën e kryetarit të këshillit kombëtar të PD.

Postimi i Garos:

Gjejme rastin per te falenderuar deputetin Agron Shehaj per verifikimin e kryer nga ai per firmosjen e formulareve per thirrjen e Kuvendit Kombetar nga delegatet e Degeve 5 dhe 7 ne Tirane.

Ne perfundim te procesit te verifikimit te bere publik nga z.Shehaj rezultoi se ne te dy deget per thirrjen e kuvendit kane firmosur mbi 50% e delegateve te tyre te cilet i falenderojme per mbeshtetjen dhe kontributin.

Vetem 2 nga 100 delegatet e verifikuar nuk kane konfirmuar firmosjen e formularit. Garantojme se formularet me emrat e tyre jane terhequr nga grupi i 4700 formulareve te depozituar e nderkohe, po bejme nje proces ri-verifikimi te hapave per administrimin e tyre.

Verifikimi i bere nga z.Shehaj sikunder publikimi i listes emerore te delegateve qe kane firmosur nga Dega Nr 6 ne Tirane verteton katerciperisht jo vetem vullentin e shprehur te 4700 delegateve per mbledhjen e Kuvendit por dhe gadishmerine e Foltores per t’i dhene mundesine cilitdo qe deshiron te beje transparence te plote per formularet e depozituar ne zyren e kryetarit te keshillit kombetar te PD.

Perfitojme nga rasti te ftojme serish mediat dhe cilindo tjeter per ta vazhduar procesin e transparences dhe verifikimit!

Mbrëmjen e kaluar delegatja e PD-së, Freskida Rapo në lidhje live për emisionin Open tha se firma e saj është falsifikuar dhe se nuk ka firmosur në Foltoren e Sali Berishës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar.

Rrapo: Zoti Shehaj më mori mbrëmë dhe më pyeti që më rezulton se keni firmosur dhe i thash jo, i thashë firmën time kush e ka falsifikuar. Zoti Agron duhet ta kishte denoncuar, nëse duhet të ishte e ndershme ai formular duhet të kishte dalë, të ishte bërë publik.

Babaramo: Zoti Shehaj ju ka marrë para apo pas se të dilte para kamerave?

Rrapo: Unë kam qenë në punë nuk e di, nga ora 4 e gjysmë pasdite.

Shehaj: Po bëhemi qesharakë se unë kam telefonin, kam regjistrimin.

Bushati: Sot kemi rastin e parë që njëra palë thotë është firmëtare dhe pala tjetër e mohon.

Delegatja tha gjithashtu në lidhje telefonike se e ka marrë dikush në telefon për t’i kërkuar firmën, të cilën ajo e ka refuzuar.

Rrapo: Më ka marrë dikush dhe i kam thënë që nuk firmos,  jam në një periudhë pauze, reflektimi. Dje në orën 4 e gjysmë. Unë nuk kam ditur asgjë, unë kam qenë kryetare seksioni, jam e njohur. Duhet ta kishit denoncuar zoti Shehaj.

Shehaj: Shko në prokurori Freskida.

Rrapo: Keni qenë një ndër të parët që kritikoje për shkeljet që kryheshin në PD.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA