Komisioni Evropian ka publikuar gjatë 24 orëve të fundit një grafik të vendeve të BE, i cili tregon se sa më e lartë të jetë shkalla e vaksinimit, aq më e ulët është ajo e vdekjeve nga Covid-19.
“Personat që janë vaksinuar plotësisht kanë më pak gjasa që të vdesin nga Covid-19 sesa ata që nuk janë vaksinuar” – thuhet në grafik.
Vendet me shkallën më të lartë të vdekjeve përfshijnë Bullgarinë, Sllovakinë dhe Rumaninë. Pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore ndodhet tashmë në izolim ose po shkon drejt tij, ndërsa spitalet po përpiqen të frenojnë kolapsin nga vala e katërt.
Të dhënat në fjalë janë përgatitur nga Qendra Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve dhe Kontrollit. Ato janë konsideruar të sakta edhe nga OBSH, kreu i së cilës, Tedros Adhanom Ghebreyesus shkruan:
“Provat janë të qarta se popullatat e pavaksinuara janë në rrezik më të lartë të infektimit me Covid-19 dhe vdekjes prej tij. Fundi i vitit është afër dhe shumë vende nuk janë në rrugën e duhur për të vaksinuar 40% të popullatës së tyre. Ne kemi nevojë për veprim tani, për të shpëtuar jetë” – thotë kreu i OBSH i cili publikon grafikun.
Top Channel