Partnerët më më të mirë janë ata në kohët sfiduese, kështu e ka quajtur Grupi Lufthansa bashkëpunimin e shkëlqyer që ka me Aeroportin e Tiranës.
Grupi Lufthansa ka transportuar 303,721 pasagjerë nga marsi I 2020 deri në tetor të 2021 drejt nga Aeroporti I Tiranës. Lufthansa I është përgjigjur klientëve para dhe pas pandemisë më të njëjtën cilësi dhe gatishmëri, për këtë arsye pasagjerët zgjedhin të udhëtojnë me avionët Lufthansa.
Peter Pullem, Dr. Shitjeve i Grupit Lufthansa në Evropën Lindore: Ne jemi të përkushtuar ndaj Shqipërisë prej 28 vitesh dhe e dimë përgjegjësinë tonë për të lidhur Tiranën me rrjetin tonë mbarëbotëror. Pas pandemisë vitin e kaluar ne rifilluam fluturimet tona së bashku me mbështetjen e Aeroportit të Tiranës. Sot jemi të lumtur të mirëpresim gjithnjë e më shumë pasagjerë drejt nga Shqipëria. Me orarin tonë të zgjatur në Tiranë, çdo klient ka zgjedhje të shumta nga 34 nisjet javore nga Shqipëria drejt katër qendrave tona dhe më gjerë në pothuajse në cdo aeroport të botës.
Vizioni i Lufthansa Grup kërkon ndalojë në çdo aeroport të botës. Numri i shqiptarëve që zgjedhin të fluturojnë me Lufthansa Grup është gjithnjë në rritje sepse me një biletë avioni Lufthansa pasagjeri paguan më pak dhe udhëton I sigurt.
Gabor Antal, drejtor i shitjeve rajonale në Lufthansa Group: Shqipëria zë vendin e parë në zhvillim për sa I përket numrit të pasagjereve. Ne jemi të lumtur që klientët zgjedhin të fluturojnë më Lufthansa Grup.
Top Channel