Një iranian i cili në moshën 17-vjeçare u arrestua për vrasje, është ekzekutuar sot.
Arman Abdolali të cilin gjykata iraniane e dënoi me vdekje për vrasjen e të dashurës së tij në vitin 2014, u ekzekutua në burgun Rajaei Shahr në qytetin Karaj, në perëndim të kryeqytetit të vendit, Teheran, raportoi televizioni shtetëror.
24-vjeçari u dënua me vdekje në vitin 2015, por Gjykata e Lartë anuloi vendimin. Në shkurt të 2020 pati rigjykim ndërsa në shtator të po këtij viti përsëri u dënua me vdekje.
Muajin e kaluar Komisioneri i lartë i OKB-së për të drejtat e njeriut u bëri thirrje autoriteteve iraniane që të ndalojnë ekzekutimin e Abdolali-t, duke argumentuar se ligji ndërkombëtar për të drejtat e njeriut ndalon rreptësisht caktimin e dënimit me vdekje për të miturit.
Disa organizata të të drejtave të njeriut, përfshirë Amnesty International, thanë se Abdolali ishte 17-vjeç kur u arrestua dhe u dënua me vdekje në një gjyq “shumë të padrejtë”.
Top Channel