VAR, 93% i saktë/ Në mbyllje të fazës së parë të superiores, gjyqtarët më pak të pavarur në gjykim

24/11/2021 15:29

Në mbyllje të fazës së parë të Abissnet Superiores ajo që vihet re më së shumti janë ndërhyrjet e shpeshta të sistemit VAR që ka qenë edhe risia e këtij sezoni.

Por këto ndërhyrje edhe sipas shefit të sektorit të gjykimit Sokol Jareci, nuk kanë qenë gjithmonë të sakta, por marzhi i gabimit është ulur ndjeshëm.

“Në 93% vendimet kanë qenë të sakta por ka patur edhe gabime, klubet duhet të na mirëkuptojmë jemi në hapat e pare”.

Megjithatë ndihma e asistentit video apo sistemit VAR i ka bërë arbitrat më pak vendimmarrës në fushë dhe më të varur nga ky sistem.

“E vërtetë është që arbitrat janë bërë më dembel, por ne i ndëshkojmë që ata të jenë më vendimmarrës në fushë”.

Pavarësisht këtij sistemi, nisur edhe nga java e fundit ka shumë kontastime dhe sërish gjyqtarë të konsideruar nongrata.

“Nuk mundet asnjë gazetar, futbollit aspo president të gjykojë vendimin e arbitrti pasi shumë vendime duan njohuri specifike dhe kërkojnë interpretime raste të caktuara”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA