Kreu delegacionit të BE në Tiranë Luigi Soreca nga një takim konsultativ me Ministrinë e Punëve të Brendshme iu bashkua shqetësimit për rritjen e krimeve mjedisore.
“Dua të fokusohem edhe te krimi mjedisor. Ky krim është krim pa viktima. Kimi mjedisor sjell shumë para dhe mund të jetë po aq fitimprurës sa trafiku i drogës dhe më i vështirë për t’u kapur”, u shpreh Soreca.
Një vëmendje të veçantë në prioritet e qeverisë dhe të Ministrisë së Brendshme tha Ministri Bledi Cuci, do të ketë edhe mbrojtja e mjedisit.
“Sipas ndryshimeve në legjislacion, tashmë krimet mjedisore trajtohen gjithmonë e më tepër si vepër penale. Në rast se një shtetas kryen një vepër kundër mjedisit, ndaj tij nisin njëkohësisht dy procese, njëri penal nga Policia e Shtetit, e cila po merr një rol të shtuar në trajtimin e krimeve mjedisore, dhe tjetri administrativ, nga IKMT”, tha Cuci.
“Mbrojtja e burimeve natyrore, në radhë të parë e atyre ujore, me theks të veçantë për shtretërit e lumenjve, vijat e liqeneve dhe ato bregdetare, nga çdo dëmtim potencial apo keqbërës i mundshëm, janë në qendër të vëmendjes së strukturave tona” theksoi ministri Bledi Cuci.
Top Channel