Një 20-vjeçar i cili shpërndante kanabis me automjetin e tij është kapur në flagrancë nga policia e Lezhës.
Pas informacioneve të marra se shtetasi K. G., 20 vjeç, shpërndante lëndë narkotike në doza me automjetin e tij, në Shëngjin, Lezhë, forca e posaçme “Shqiponja” ka bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Audi”, policia gjeti doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit K. G., 20 vjeç, banues në Lezhë.
Ndërkaq, u ndaluar nga policia edhe shtetasi S. P., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dhuna në familje”.
Top Channel