Rasti “Peng Shuai” vazhdon të shkaktojë polemika në rank ndërkombëtar. Zhao Lijian, nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kinës, ka akuzuar mediat perëndimore për “reklamim keqdashës” në lidhje “zhdukjen” e tenistes kineze.
Vendndodhja e Peng, ish-numrit një të botës në lojën dyshe, ishte kthyer në shqetësim ndërkombëtar gjatë tri javëve të fundit, pasi ajo pretendoi në një mesazh në rrjetet sociale (Weibo) se ish-zëvendëskryeministri i vendit të saj, Zhang Gaoli, e kishte sulmuar seksualisht. Ky mesazh u postua vetëm për 20 minuta. Që nga 2 nentori, Peng Shuai nuk ishte parë më në publik.
Disa vende po shqyrtojnë një bojkot të mundshëm të Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, që do të mbahen në shkurt, dhe garancitë nga autoritetet kineze se Peng Shuai është i sigurt dhe mirë janë pritur me skepticizëm, veçanërisht nga WTA.
“Kjo nuk është një çështje diplomatike,” – tha Zhao Lijian në një konferencë shtypi të martën. – “Mendoj se të gjithë e kanë parë se ajo së fundmi mori pjesë në disa ngjarje publike dhe gjithashtu bëri një telefonatë-video me presidentin e IOC (Komitetit Olimpik Ndërkombëtar), Thomas Bach. Shpresoj se disa njerëz do të ndalojnë ekzagjerimet keqdashëse.”
Top Channel