Ambasadori i Shqipërisë në BE, Luigi Soreca ka marrë pjesë në takimin konsultativ me donatorët duke thënë se organet duhet të zbatojnë ligjin për të pasur një rrugë më të lehtë për integrimin në Bashkimin Europian.
Soreca tha se organet duhet të zbatojnë ligjin për të pasur një rrugë më të lehtë për integrimin në Bashkimin Europian. Në fjalën e tij theksoi se duhet të punohet në fushën e pastrimit të parave, krimit kibernetik dhe krimit mjedisor, që e cilëson po aq fitimprurës sa trafiku i drogës.
Po ashtu Soreca tha se aksidentet rrugore janë një problem, e shtoi se duhet punuar më shumë në këtë drejtim.
“Jam mëse i lumtur që mund të mbështesim oprganizimin përme agjenda e panelit hapës dhe e paneleve vijuese do të prekë të gjitha aspektet e portfolit të menaxhuar nga Ministria e Brendshme
Në vitin e fundit Shqipëria dhe BE janë angazhuar në një dialog politik shumë të fortë. Janë krijuar bashkëpunime në shumë fusha. Së pari, kemi krijuar partneritet në cështjen e zbatimin e ligjit dhe po forcojmë bashkëpunimin përmes gjyqësore dhe shtetet anëtare të BE, përmes ekipeve të përbashkëta, Europolit dhe zyrave që mbështesin trajnime si dhe projekte të ndryshme.
BE do të vazhdojë mbështetjen ndaj Shqipërisë, sidomos për të gjitha përpjekjet që po bëhen për integrimin Evropian. Një arritje që do të jetë e mundur vetëm nëpërmjet besimit të përbashkët. Do të cojmë përpara bashkëpunimin me autoritetet e BE dhe me Europolin. Do të shkëmbehen informacione cilësore, do të forcohen ekipet e hetimeve të përbashkëta të policisë dhe vërtet kemi operacione të përbashkëta të suksesshme në të cilat ka marrë pjesë edhe Shqipëria në muajt e fundit. Duhet patjetër të bëhen përpjekje për të luftuar korrupsionin, sidomos në fushën e pastrimit të parave dhe krimit kibernetik.
Së fundmi, Shqipëria ka zbatuar shumë nisma për sigurinë rrugore, por ende kjo tematikë është problematike. Kemi pasur numër të lartë në aksidentet rrugore në vitet e fundit. Do të doja të fokusohesha dhe në krimet mjedisore. Krimi mjedisor nuk është pa viktima sepse krijohen dëme ndaj mjedisit, impaktohet dioversiteti, sjell shumë para dhe mund të jetë aq fitimprurës sa trafikimi i drogës, por më i vështirë për tu kapur.
Ndërkohë Shqipëria po përballet në emigracion në rritje dhe planifikon të përmirësojë menaxhimin e përpjekjeve për të përballuar lëvizjet e emigracionit, të përmirësojë kapacitetet pritëse dhe është i rëndësishëm zbatimi i plotë i legjislacionit, i cili është në përputhje me standardet e BE. Kjo panoramë e shpejtë e tematikave më të rëndësishme thekson rëndësinë e problematikave të sotme.
Është e rëndësishme për një vizion strategjik, e do të përfundoja duke thënë që do të kemi përgjegjësi të ndarë. Kjo është e rëndësishme në takimin sot, të ndajmë përgjegjësi e të tregojmë që Shqipëria do të ketë rol të rëndësishëm në promovimin e nismave, e kjo do të thotë që do të çojmë përpara integrimin Evropian”, tha Soreca.
Top Channel