Një person është arrestuar nga policia në Elbasan, pasi akuzohet për dhunë në familje.
Në pranga u vu shtetasi M. P., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj babai të tij.
Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ndërsa falë ndërhyrjes në kohë të policisë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të dhunës dhe ndalimi i 34-vjeçarit, i cili u kap në tentativë për t’u larguar me një mjet që e drejtonte në gjendje të dehur.
Gjithashtu, nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
R. K., 30 dhe R. H., 47 vjeç, banues në Elbasan, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel