NASA nis misionin e parë të ‘mbrojtjes planetare’ që do të përplaset me asteroidin në shpejtësinë 24 000km/orë (fotot)

24/11/2021 17:58

Grupi hapësinor amerikan NASA ka njoftuar se nisi mëngjesin e sotëm misionin e saj të parë të “mbrojtjes planetare” për të ndryshuar kursin e një asteroidi rreth 6.8 milionë milje larg tokës.

Agjencia shkruante në njoftimin e saj: “Ja dhe ngritja! Misioni #DARTM nisi udhëtimin një-vjecar për t’u përplasur me një asteroid të largët, në tentativën e parë në botë të mbrojtjes planetare”.

Testi DART (Double Asteroid Redirection), është një anije kozmike në formë kutie e lëshuar sot me raketën SpaceX Falcon 9, nga baza hapësinore Vandenberg në Kaliforni.

Kompania SpaceX njoftoi më pas se sonda hapësinore u shkëput me sukses nga raleta Falcon 9 55 minuta pas lëshimit, duke nisur lundrimin e vetëm drejt vendit të përplasjes, 6.8 milionë milje larg.

Misioni $325 milionësh do të kërkojë rreth 10 muaj për të kompletuar udhëtimin në hapësirë dhe më pas të përplaset në asteroidin e vogël Dimorphos, i cili orbiton një asteroid më të madh të quajtur  Didymos, me shpejtësi 15,000 milje/orë (24,100km/orë) që pritet të ndodhë në shtator 2022.

Kur sonda hapësinore të godasë Dimorphos, plani është të ndryshojë shpejtësinë e lëvizjes së saj me më pak se 1 përqind, çka tingëllon e ngjashme me skenarin e filmit të aksionit me Bruce Ëillis, ‘Armageddon’.

Asteroidi 200 metra i gjerë nuk është një rrezik për tokën, por NASA kërkon të masë ndryshimin e orbitës së tij që do të shkaktohet nga përplasja.

Ky demonstratim që është pagëzuar ‘mbrojtje planetare’ do të japë informacion për misione të ardhshme që mudn të shpëtojnë tokën nga asteroidë të rrezikshëm.

“Përplasja nuk do të shkatërrojë asteroidin, vetëm do ta shtyjë pak”, tha drejtuesja e misionit Nancy Chabot studiuese e fakultetit te fizikes Johns Hopkins.

Dimorphos orbiton rreth Didymos çdo 11 orë e 55 minuta. Dy asteroidët nuk janë një rrezik për tokën por shkencëtarët kërkojnë të masin efektivitetin e përplasjes.

Ata jane kandidate ideale pe rtestin pasi mund te observohen me teleskope nga toka.

NASA thotë se konsideron një objekt hapësinor të rrezikshëm për tokën nëse i afrohet me 0.05 njësi astronomike, ose rreth 4.6 milionë milje, dhe nese është me diametër të paktën 150 metra.

Agjencia ka kataloguar deri tani më shumë se 27,000 asteroidë pranë tokës por asnjëri nuk është klasifikuar i rrezikshëm për planetin tonë.

FOTO GALERI
1/15
Grupi hapësinor amerikan NASA ka njoftuar se nisi mëngjesin e sotëm misionin e saj të parë të “mbrojtjes planetare” për të ndryshuar kursin e një asteroidi

Top Channel