Mbi 20 mijë banorë në fshatrat e Shkodrës janë pa ujë të pijshëm, Mark Molla: Nuk ka investime
24/11/2021 09:47
Mbi 20 mijë banorë të disa fshatrave pak minuta larg qendrës së Shkodres janë pa ujë të pijshëm prej shumë vitesh.
Banorët detyrohen që ujin ta sigurojnë duke mbushur tek ata të cilët kanë bërë shpime dhe janë bujar duke i hapur dyert. Një prej qendrave ku furnizohen është edhe kisha e Grudes së re ku famullitari At Augustin Margjoni shpreh shqetësimin për situatën e krijuar ndër vite.
Drejtori i Ujësjellës Kanalizime në Shkodër, Mark Molla, thotë se nga ana e qeverisë nuk ka investime.
Prej dy vitesh, ka nisur investimi në ujësjellesin e ri të njësisë administrative Rrethina por përfundimi i punimeve po zvarritet.
Top Channel