Ikën Edlira Kraja, Maksim Et’hemaj vendoset në krye të Autoritetit të Aviacionit Civil

24/11/2021 19:10

Drejtoresha e  Autoritetit të Aviacionit Civil, Edlira Kraja është larguar nga ky post dhe vendin e saj e ka tashmë Maksim Et’hemaj.

Ky vendim u bë publik nga Këshilli i Ministrave. Et’hemaj ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Divizionit Teknik në “Albcontrol”.

Kujtojmë se Kraja mban postin në krye të i Autoritetit Civil që prej 22 prillit të një viti më parë.

Vendimi i Këshillit të Ministrave
EMËRIMIN E DREJTORIT EKZEKUTIV TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 12, të ligjit nr.10233, datë 11.2.2010, “Për Autoritetin e Aviacionit Civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Maksim Et’hemaj emërohet drejtor Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Gjithashtu Këshilli i Ministrave emëroi Vjollca Brahon si zëvendësministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA