Mungesa tremujore është konfirmuar, çka do të thotë se Victor Osimhen, sulmues i Napolit, do të humbë edhe Kupën e Kombeve të Afrikës.
Pas operacionit për të rikuperuar frakturat e shumta në kockat e mollëzës së majtë, si pasojë e përplasjes me Skriniar, sulmuesi nigerian ndodhet ende i shtruar në klinikën “Reusch”, në Napoli, ku do të qëndrojë nën vëzhgim edhe për disa ditë.
Profesor Gianpaolo Tartaro, kirurg, tregon se sa delikat ishte operacioni:
“Ai kishte dëme shkatërruese, do ta vlerësojmë dita-ditës. Po punojmë duke parë duke bërë, sepse janë shkatërruar struktura të ndryshme, nga muskujt tek arteriet. Është e gjithë struktura që duhet të kthehet në mënyrën e duhur”.
Në çdo rast, prognoza mbetet 90 ditë jashtë. Prandaj është e sigurt që sulmuesi nigerian nuk do të mund të marrë pjesë në Kupën e Afrikës, duke filluar nga janari. Fakti që Osimhen është vetëm 22 vjeç sigurisht që do të ndikojë në kohën e rikuperimit të tij. Në fakt, flitet për mundësinë që brenda një jave të mund të rifillojë punën në palestër dhe të stërvitet në Castel Volturno./ SS
Top Channel