Gjykata nis gjyqin kundër Shullazit/ Grupi kriminal u dënua nga gjykata e shkallës së parë me 55 vite burgim

24/11/2021 18:14

Tre vjet nga shpalljes fajtore të Emiliano Shullazi, Gilmando Danit, Endrit Qyqes Endrit Zelës dhe Blerim shullazit dhe bllokimit të këtij procesi në shkallën e dytë, gjykata e Apelit të Posaçme ka vendosur ta zhvillojë procesin vetëm në prani të trupes gjyqësore dhe prokurorëve të posaçëm.

Vladimir Meçi avokat i Emiliano Shullazit: Në seancë ishim vetëm në tre mbrojtur ndërsa dy nga të pandehurit Blerim Shullazi dhe Gilmando Dani ishin pa mbrojtës mbasi dy avokatët kryesisht nuk ishin paraqitur.

Procesi me pesë të dënuarit nën akuzë për grup kriminal ka ngecur prej 2018 atëherë kur ata u dënuan me 55 vite burgim në total. Për gjykatën ngërçi është krijuar nga dorëheqjet e avokatëve të caktuar nga shteti , ndërsa për avokatet që i kanë zgjedhur 3 prej tyre, problem nuk qëndron tek mbrojtja.

Bledar Meminaj , avokat i Endrit Zelës: Është gjykata ajo që duhet të garantojë mbrojtjen , gjykata nuk është munduar ta bëjë këtë gjë sot nga ana jonë ju kërkua që të ezauronte listën e avokatëve kryesisht.

Në një proces teë mëparshëm ku shtetasi Dritan Dajti përdori pamundësinë finanicare dhe kërkoi avokate falas kur lista e tyre u shterua mbasi ata dorëhiqeshin , gjykata veproi njësoj duke vendosur në mungesë të mbrojtjes.

Në çështjen Shullazi lista e avokatëve të dorëhequr është e gjatë ndërsa 27 prej tyre janë gjobitur nga gjykata e apelit të posaçëm. Për të ardhur në ditën kur gjykata vlerësoi se në fakt edhe Gilmando Dani edhe Blerim Shullazi , kanë mundësi financiare për të paguar një avokat, ndaj urdhëroi zhbllokimin e procesit.

Ky vendim i gjykates vjen mbas një telenovele të gjatë shtyrjesh me gjyqtarë të dorëhequr e po ashtu gjyqtarë të shkarkuar nga vetting-u.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA