23/11 20:33
Eddie Howe dëshiron të ketë nën urdhrat e tij Kieran Trippier, madje që në janar.
Sipas “Mirror”, trajneri i Newcastle u aka bërë të qartë pronarëve të rinj qëllimin e tij për të blerë nga Atletico e Madridit anësorin anglez në merkaton e dimrit.
Howe mëndon se skuadrën e tij mund ta shpëtojnë nga rrëzimi lojtarë me personalitet dhe përvojë, si 31-vjeçari, që e njeh shumë mirë Premier League-n.
Ish-lojtari i Tottenhamit është i lumtur tek Atletico, por nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në Ishull. Drejtuesit e Newcastle janë gati të ofrojnë 35 milionë ecuri për kartonin e futbollistit.
Top Channel