Policia Elbasanit ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili nën efektin e alkoolit kishte ushtruar dhunë fizike në banesë ndaj babait të tij. Në njoftimin për media bëhet e ditur se u ndalua nga autoritetet përshkallëzimi i dhunës dhe u kap në tentativë për t’u larguar me një mjet që e drejtonte në gjendje të dehur.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan u arrestua në flagrancë shtetasi M. P., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi në banesë, në gjendje të dehur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të dhunës dhe ndalimi i 34-vjeçarit, i cili u kap në tentativë për t’u larguar me një mjet që e drejtonte në gjendje të dehur”, njofton policia.
Ndërsa dy persona të tjerë janë arrestuar për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. “R. K., 30 dhe R. H., 47 vjeç, banues në Elbasan, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar mjetet, në gjendje të dehur”, bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel