Durrës/ Qytetari bie në kontakt me rrymën në kabinën elektrike, ndërron jetë në vend

24/11/2021 15:44
Foto ilustruese

Një qytetar nga Durrësit ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth 30 minuta më parë, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimës.

Më datë 24.11.2021, rreth orës 15:10, në lagjen nr. 11, Durrës, një shtetas i paidentifikuar ka rënë në kontakt me rrymën elektrike tek një kabinë elektrike dhe për pasojë ka gjetur vdekjen”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Aktualisht, e gjithë zona që furnizohet nga kabina elektrike ku humbi jetën një person është pa energji elektrike.

Grupi hetimor vijon të kryejë ekspertizën në vendngjarje për të kuptuar rrethanat e plota të vdekjes së personit që paraprakisht deklarohet të jetë një endacak.

Ende nuk dihet pse ka hyrë në kabinë në atë orë të ditës dhe si është ekspozuar ndaj rrymës elektrike në një kabinë ku masat e sigurimit teknik duhet të jenë të larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA