Dëshira e Granit Xhakës: Respektoj kontratën me Arsenalin dhe rikthehem në Gjermani

24/11/2021 18:16

Roma e kërkoi me insistim Granit Xhakën në merkaton e verës, Jose Mourinho e cilësonte si përforcimin e duhur për mesin e fushës, por klubi italian nuk gjeti akordin me Arsenalin.

Lojtari shqiptar rinovoi kontratën me “Topçinjtë” deri në vitin 2024 në ditët e fundit të gushtit. 29-vjeçari ka folur rreth së ardhmes në prononcimin e fundit, duke shprehur dëshirën për t’u rikthyer te M’Gladbach, aty ku luajti gjatëve viteve 2012-2016.

Rinovova me Arsenalin, më kanë mbetur edhe 2.5 vite kontratë. Do të jemi 32 vjeç kur të më përfundojë kontrata me Arsenalin dhe nëse M’Gladbach dëshiron të më rikthejë, dera ime do të jetë e hapur”.

Xhaka, i cili mban shiritin e kapitenit te kombëtarja e Zvicrës, ka pësuar një dëmtim në ligament dhe trajneri Arteta pritet ta ketë në dispozicion në ditët e fundit të muajit dhjetor./ Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA