Deputetja britanike kritikohet pse shkoi në parlament me djalin tre muajsh

24/11/2021 15:47

Deputetja britanike Stella Creezy ka shkuar në Parlamentin Britanik me foshnjën e saj vetëm tre muajsh, të cilën e ushqeu me gji, por për një veprim të tillë ajo është qortuar.

Ky veprim ka ndezur debate mbi të drejtat e grave deputete që janë bërë nëna.


Në rrjetin social Twitter, deputetja laburiste tregoi një email zyrtar që ajo mori, duke i kujtuar rregulloren parlamentare që ishte ndryshuar në fillim të shtatorit. Sipas këtij përditësimi, një deputet nuk mund të shkonte në Parlament i shoqëruar nga një fëmijë.

Natyrisht që nuk mund të shkoj në Parlament me fëmijën tim vetëm tre muajsh. Me sa duket, nënat nuk duhet të shihen dhe as të dëgjohen në mjediset e Parlamentit”, shkruajti ajo në Twitter.

Ajo thekson se në rregulloren e ndryshuar parlamentare nuk ka asnjë rregull për mbajtjen e detyrueshme të maskave anti-covid.

Në Britaninë e Madhe deputetet kanë të drejtë të marrin leje lindje deri në gjashtë muaj, si dhe kanë të drejtë të zëvendësohen gjatë kësaj periudhe. Por deputetet që nuk janë anëtarë të qeverisë nuk janë zëvendësuar. Nga viti 2019, ato kanë mundësinë t’ia delegojnë të drejtën e votës një deputeti tjetër, nëse do jetë e nevojshme.

Ky ndryshim u prezantua pasi deputetja laburiste Tulip Sidick, e cila ishte shtatzënë, iu desh të vinte në Parlament me një karrige me rrota për të mos humbur një votim të rëndësishëm për Brexit.

Lidhur me rastin në fjalë, zv/kryeministri britanik Dominique Raab tha se “duhet të sigurohemi që profesioni ynë të përshtatet me kërkesat e shekullit 21 që prindërit të kenë mundësi që përveç punës të gjejnë kohë edhe për familjen e tyre”.

Ai tha se prania e një foshnje në Parlament, nuk do ta pengonte një deputet të bënte punën e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA