Autoritetet doganore zbulojnë skemën e mashtrimit, importonte mallra “si ndihmë humanitare”

24/11/2021 15:13

Autoritetet doganore në Shqipëri zbuluan një skemë mashtrimi të mallrave kontrabandë që importoheshin në territorin shqiptar si ndihma humanitare.

Në një njoftim për mediat, administrata Doganore bën me dije se nga skema e ngritur, përfaqësuesi ligjor i subjektit H.D., ka importuar dhe futur në territorin doganor shqiptar, sasinë prej 864 559 kg me artikuj të ndryshëm industrial,  të cilat kapin vlerën prej 356 mijë e 370 euro.

Vlera e detyrimeve doganore të shmanguara për mallrat e përshkruar më sipër janë në shumën 34,506.839 lekë, ndërsa penaliteti për vlerën e detyrimeve të shmangura është në shumën 207,041.034 leke.

Në total shuma e detyrimeve doganore dhe penaliteteve të shmangura janë 241, 547.874 lekë.

Materialet për rastin në fjalë janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe asaj Durrës, për kryerjen e veprave penale  “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtari doganore”, “Kontrabandë me mallra me regjim të ndërmjetem”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari kriminale” të parashikuara nga nenet 174/2, 175, 177, 186/2, 180  dhe 287 të Kodit Penal.

Nga ana e Drejtorisë së Hetimit Doganor, po vazhdojnë procedurat e mëtejshme hetimore për nxjerrjen e rasteve të ngjashme.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA