Asteroidi drejt Tokës, NASA i ndryshon kahun në hapësirë

24/11/2021 14:11

Nëse një asteroid vjen drejt Tokës, përballë mund të gjejë një sondë të NASA-s e cila e ka misionin e saj të përcaktuar qartë: të ndryshojë kahun e trupit qiellor.

Agjencia amerikane e Hapësirës ka lëshuar në kozmos një satelit të krijuar me qëllimin të përplaset me një asteroid dhe të ndryshojë drejtimin e tij.

Ky testim është duke u kryer për të parë nëse strategjia do të funksionojë në rast nevoje.

Misioni DART i NASA-s, synon të vë në pah se sa e vështirë është vërtet që është të pengohet përplasja e një guri të madh hapësinor me planetin tonë.

Në kuadër të misionit, sateliti do të përplaset me asteroidin e quajtur Dimorphos, për të kuptuar sa shpejt mund t’i ndryshohet drejtimi. Kjo përplasje pritet të realizohet në tetor të vitit 2022.

Asteroidi Dimorphos, na prit se po vijmë tek ti”, thuhet në një postim të NASA-s pas lëshimit.

Misioni realizohet bashke me anijen kozmike Falcon 9, të prodhuar nga kompania SpaceX e miliarderit, Elon Musk, dhe sipas NASA, ai në vetvete nuk paraqet asnjë rrezik për Tokën.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA